Shtohet lista e performuesve në MTV EMA PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 22 October 2009

Shtohet lista e performuesve në MTV Europe Music Awards 2009. 


Reperi me famë botërore Jay – Z dhe mbreti i Popit Robbie Williams do të ngjiten në skenën e O2 World Arena 5 nëntorin e ardhshëm. Jay - Z prej pak kohësh ka publikuar albumin “Blueprint 3” nga i cili është shkëputur dhe singëlli “Run this Town”, një bashkëpunim me Rihanna-n dhe Kanye West dhe është në konkurim për kategorinë Best Male (artisti më i mirë mashkull) dhe Best Urban (artisti më i mirë R'n'B dhe Hip Hop). Por edhe Robbie Williams, mbret i popit dhe i arkëtimeve është në garë për kategorinë Best Male. Ky i fundit në fakt nuk është aspak i ri për skenën e MTV Europe Music Awards.

Jay Z dhe Robbie Williams i bashkohen një liste të gjatë artistësh të rëndësishëm që do të jenë prezentë e performojnë në MTV Europe Music Awards, përmendim Foo Fighters, Green Day, Leona Lewis, Shakira dhe Tokyo Hotel. Midis personave që do të jenë nën cilësinë e prezantuesve përmenden: modelja Bar Rafaelli, Kampioni i Wrestling Batista, kampioni i tenisit Boris Becker, Protagonisti i The HILLS – Brody Jenner si dhe Jonas Brothers, Asia Argento, Backstreet Boys, Jean Reno, Juliette Lewis dhe Miranda Cosgrove.

 
< Mbrapa   Para >