Madonna pėr D&G PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 18 November 2009

Mbretëresha e popit Madonna është shpallur si ambasadorja e re e firmës Dolce & Gabbana dhe do të jetë po ashtu imazh i fushatës publicitare të Pranverë/ Verë 2010. 

 

Pas gjithë atyre komenteve për fushatën e Louis Vuitton, jemi të bindur që Madonna do të n’a mrekullojë të gjithëve me projektin e ardhshëm të fashionit. Sigurisht që lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht nga shtëpia prestigjoze e modës nga revista online Swide dhe fotot e fushatës po realizohen nga fotografi Steve Klein. Duoja e stilistëve italianë është shumë e gëzuar për këtë prezencë .”Jemi në fotografitë e fundit. Madonna është thjesht e bukur. Jemi shumë shumë të lodhur por në të njëjtën kohë shumë shumë të gëzuar. Të kemi Madonnën në fushatën tonë është një ëndërr e bërë realitet”,‐ ka shkruar Stefano Gabbana në blogun e tij.
 
< Mbrapa   Para >