Lilly Allen, fytyra e re e National Portrait Gallery PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sunday, 07 June 2009

Ylli i popit dhe vajza e festave është një nga ato personazhe të famshëm që kanë talente të fshehura, të cilat zbulohen në fushatën më të fundit të National Portrait Gallery. 

 

Lilly ka një CV me shumë gjëra të ndryshme: yll popi, prezantuese televizive, dizenjuese mode, por nuk mbaron këtu. Me siguri nuk e dinit që përpara se të bëhej e famshme me singëllin “Smile”, këngëtarja ka qenë luleshitëse dhe po mësonte për rritjen dhe kujdesin e tyre. Fotoja e Lilly-t është realizuar nga fotografi Nadav Kander për posterin e National Portrait’s gallery. Shkrimi përbri fotos thotë “Vokaliste, shkrimtare, luleshtare”. Qëllimi i kësaj galerie portretesh është të zbulojë fakte shumë pak të njohura mbi celebritetet, portretet e të cilëve janë të ekspozuar në galeri. Ideja e këtyre posterave erdhi pasi u pa interesi i madh i vizitorëve për historitë e paditura për figurat e njohura.
 
< Mbrapa   Para >